Kronika 1 February 2026, 18:38 Nga VNA

Rrëshqitja e dherave bllokoi për 8 orë aksin Librazhd–Prrenjas, drejtori i ARRSH: Mali është i mbingopur nga uji

Ndaje në Whatsapp

Rrëshqitja e dherave bllokoi për 8 orë aksin

Rrëshqitja e dherave në Dragostunjë bllokoi për rreth tetë orë aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, duke lënë qindra automjete në pritje. Për drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, përgjigjja ishte e thjeshtë, “shembja është fenomen natyror”.

Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli, mohoi kategorikisht çdo ndikim të punimeve në zonë, edhe pse traseja e re rrugore që po ndërtohet i përket pikërisht shpatit të malit që u shemb dhe ku mjetet e rënda punojnë çdo ditë. Sipas tij, problemi nuk janë eskavatorët, por natyra.

“Duket që mali është i mbingopur nga uji”, deklaroi Kozeli, pas një konstatimi “me sy të lirë”, duke ia faturuar rrëshqitjen reshjeve dhe jo punimeve pak metra më sipër.

Shpati në fjalë është pjesë e punimeve për ndërtimin e segmentit të ri rrugor, në kuadër të projektit Koridori VIII.

Pas ndërhyrjes së ekipeve në terren, u bë i mundur pastrimi i aksit dhe qarkullimi u rikthye në të dy drejtimet pas tetë orësh.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme