Kronika 15 January 2026, 14:28 Nga VNA

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin, pronarin e Golden Resort

Ndaje në Whatsapp

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burgim të

SPAK shpalli pretencën dhe kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Altin Hajrin, pronarin e Golden Resort në Pjezës të Shijakut. Ai akuzohet për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës në 2020 në Kamzë.

Prokurorët e posacëm deklaroi në proces se Hajri është anëtar aktiv i grupit kriminal që organizoi dhe realizoi rrëmbimin e Prengës dhe zhdukjen e trupit të tij, Ai shfaqet teksa tenton të shlatërrojë kamerat e resortit dhe gjurmët e krimit në kohën kur trupi i pajetë i Prengës dhe rrëmbyesit ndodhet në garazh.

Për zjhdukjen e Prengës është dënuar me burgim përjetë me vendim të formës së prerë kopshtari i resortit Festim Bexhdili.

Ndërsa në GJKKO po zhvillohet paralelisht procesi ndaj Dritan Rexhepit dhe Gentian Doci Funiqi si dhe disa të pandehurve të tjerë. Rexhepi dhe Doci akuzohen si urdhërues të rrëmbimit të Jan Prengës, pasi donin të detyronin vëllain e tij t’u kthente në sasi droge që iu kishte vjedhur në Britaninë e Madhe.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme