Kronika 14 February 2026, 16:34 Nga VNA

Riatdhesohet nga kampi famëkeq Al Hol në Siri Eva Dumani/ Daja: Është pranë familjes!

Ndaje në Whatsapp
Riatdhesohet nga kampi famëkeq Al Hol në Siri Eva Dumani/ Daja:

"Eva, sot erdhi pranë familjes! Mirënjohje të pafundme për çdo njeri që besoi tek Eva dhe për çdo njeri që ndihmoi që Eva të jetë sot pranë familjes!”. Kështu shkroi Xhetan Ndregjoni në rrjetin e tij social në FB, teksa lajmëroi se mbesa e tij Eva Dumani është riatdhesuar nga kampi famëkeq i Al Hol në Siri.

Eva Dumani, bashkë me vëllain Endrin, u morën nga babai i tyre në Siri, atje ku ai iu bashkua luftëtarëve të ISIS. Ai kishte mashtruar gruan e tij duke i marrë prokurë për të udhëtuar drejt Malit të Zi për pushime.

Babai i fëmijëve, Shkëlzen Dumani, humbi jetën gjatë luftimeve, ndërsa më vonë ndërroi jetë edhe gjyshja e fëmijëve, e cila udhëtoi drejt Sirisë për të sjellë në atdhe nipin e mbesën.

Endri Dumani u riatdhesua falë një operacioni të disa viteve më parë, ndërsa Eva mbeti te Al Hol. Me këmbënguljen e dajës së saj, Xhetan Ndregjoni, Eva ka prekur tokën shqiptare pas 12 vitesh.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme