Kronika 11 August 2025, 20:05 Nga VNA

Riaktivizohet zjarri në Poliçan, rrezikohen dhjetëra banesa në Prokëçat

Ndaje në Whatsapp
Riaktivizohet zjarri në Poliçan, rrezikohen dhjetëra banesa

Një vatër zjarri që gjatë natës ishte vendosur nën kontroll, është rikthyer sot mesditën në qytetin e Poliçanit, duke kërcënuar seriozisht dhjetëra banesa në fshatin Prokëçat.

Erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat po shkrumbojnë një terren të mbushur me bimësi të dendur, pemë dhe shkurre, në një zonë të vështirë për tu qasur.

Gjatë natës, në përpjekjet për të neutralizuar zjarret kanë marrë pjesë forcat zjarrfikëse nga Poliçani, Skrapari dhe Berati, të mbështetura nga Forcat e Armatosura dhe një helikopter i cili ndërhyri nga ajri.

Megjithatë, zjarri ka rifilluar me një intensitet më të madh, duke përbërë një kërcënim të drejtpërdrejtë për banorët dhe pronat e tyre.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mbërriti paraditen e sotme në Poliçan për të ndjekur nga afër aksionin e ndërmarrë për shuarjen e flakëve.

Zjarri ka shkaktuar edhe dëme në infrastrukturën digjitale të zonës, duke sjellë ndërprerje në internet për përdoruesit në të gjithë Poliçanin, për shkak të dëmtimit të rrjetit.

Në ndihmë të forcave në terren, pak minuta më parë është angazhuar edhe avioni i kompanisë AirCanada për shuarjen e zjarrit.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme