Kronika 6 February 2026, 13:54 Nga VNA

Reshjet intensive krijojnë situatë problematike në Durrës dhe Himarë

Ndaje në Whatsapp

Reshjet intensive krijojnë situatë problematike në Durrës

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika serioze në qytetin e Durrësit, duke vështirësuar qarkullimin në rrugët kryesore dhe shëtitoren “Taulantia”. Situata më e rënduar është regjistruar pranë Stadiumit “Niko Dovana”, ku uji ka kaluar mbi trotuare dhe rrugë, duke penguar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

Reshjet intensive krijojnë situatë problematike në Durrës

Ndërsa në zonën e Currilës ka pasur rrëshkitje dherash duke bllokuar një sens të rrugës dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Reshjet intensive krijojnë situatë problematike në Durrës

Autoritetet lokale raportojnë se, edhe pse uji është tërhequr gradualisht pas ndërprerjes së reshjeve, priten sërish vështirësi në orët në vijim për shkak të parashikimeve për reshje të dendura dhe erëra të forta.

Reshjet intensive kanë krijuar situata emergjente edhe në jug të vendit, sidomos në qytetin e Himarës, ku përroi që kalon në mes të qytetit ka dalë nga shtrati. Kjo ka shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe depërtim të ujit në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë, ku efektivët kanë ndërhyrë menjëherë për të mbrojtur pajisjet nga dëmtimi.

Reshjet intensive krijojnë situatë problematike në Durrës

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme