Kronika 6 January 2026, 08:13 Nga VNA

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Durrës dhe Lezhë

Ndaje në Whatsapp

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Durrës dhe

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qyteteve të Durrësit dhe Lezhës.

Në Durrës, situata paraqitet e vështirë sidomos në kryqëzimet e rrugëve, ku uji ka pushtuar edhe trotuaret, duke ndikuar në qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve. Në disa zona, uji ka depërtuar edhe në hyrjet e pallateve dhe bizneseve pranë rrugëve.

Në Lezhë, situata më problematike është regjistruar në lagjen “Besëlidhja” dhe pranë disa shkollave, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve.

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Durrës dhe

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme