Kronika 21 November 2025, 18:21 Nga VNA

Reshjet e dendura sjellin dëme në Pogradec, 75-vjeçarja rezulton e zhdukur në Devoll

Ndaje në Whatsapp

Reshjet e dendura sjellin dëme në Pogradec, 75-vjeçarja

Reshjet e dendura të shiut që godasin vendin prej ditës së hënë kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme për banorët e disa fshatrave të Pogradecit. Në fshatin Rëmenj, një banesë është shembur nga prurjet e ujit, ndërsa pronari, i cili ndodhet në trajtim me kimioterapi në Tiranë, bën apel për ndihmë.

“Bëj kimio, ku të vete unë, jam vetë i gjashti. Ku të fle sot unë? Fëmijët i kam çuar te komshia”, tha ai.

Situata mbetet e rënduar edhe në fshatin Progër të Devollit, ku një 75-vjeçare, e cila dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor, rezulton e zhdukur që prej mëngjesit të së premtes. Familjarët njoftuan policinë, ndërsa dyshohet se e moshuara mund të jetë marrë nga rrjedha e fuqishme e ujit.

Sipas të dhënave më të fundit, reshjet kanë shkaktuar prurje të ujit nga lumi i Vërdovës, Rëmenjit dhe Qytetit. Në fshatrat Rëmenj e Gështenjas është raportuar prezencë e ujit në banesa, ndërsa në Dardhas, Proptisht e Çërravë janë shënuar rrëshqitje dherash.

Reshjet e dendura sjellin dëme në Pogradec, 75-vjeçarja

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme