Kronika 12 December 2025, 07:21 Nga VNA

RENEA zbarkon në Shkodër dhe Lezhë. Kontrolle në banesat e lidhura me grupin Bajri

Ndaje në Whatsapp
RENEA zbarkon në Shkodër dhe Lezhë. Kontrolle në banesat e

RENEA zbarkon në Dobraç të Shkodrës. Që prej disa orësh mësohet se po ushtrohen kontrolle në disa banesa, por nuk dihet ende nëse ka të ndaluar. Kontrollet në banesa në pronësi të personave të lidhur me grupin kriminal Bajri.

Burimet konfirmojnë për VNA se po ushtrohen kontrolle edhe në Lezhë. 

Gjatë aksionit të RENEAS që është shtrirë edhe në Fushë Kuqe janë arrestuar dy persona të cilët ishin të shpallur në kërkim nga SPAK si dhe janë sekuestruar armë.

Janë ushtruar kontrolle edhe në bazat e grupit Martinaj në Fushë Kuqe.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme