Kronika 13 November 2025, 13:07 Nga VNA

SPAK konfirmon hetimin ndaj Agim Ismailit: Dyshohet si “truri” i përgjimeve të paligjshme dhe hakerimit të sistemeve të institucionit

Ndaje në Whatsapp
SPAK konfirmon hetimin ndaj Agim Ismailit: Dyshohet si “truri” i
Agim Ismaili

SPAK ka konfirmuar zyrtarisht sot se Agim Ismaili po hetohet për një sërë veprash të rënda penale që lidhen me përgjime të paligjshme dhe aktivitet në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.


Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme bën me dije se Ismaili është marrë në pyetje këtë të mërkurë, më 13 nëntor 2025, në prani të avokatit të tij mbrojtës, ndërsa ndaj tij po zhvillohen hetime për tre akuza kryesore:
• Neni 293/a, paragrafi i dytë – Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike
• Neni 333/a – Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal
• Neni 334 – Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal

Burime hetimore thonë se Ismaili dyshohet të ketë pasur rol qendror si “truri” i hakerimit të sistemeve të SPAK, një prej incidenteve më të rënda të sigurisë kibernetike të verifikuara ndonjëherë ndaj një institucioni të drejtësisë në vend.

Hetimet e SPAK pritet të thellohen në ditët në vijim, teksa autoritetet po verifikojnë shkallën e përfshirjes së tij dhe të personave të tjerë të mundshëm në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme