Kronika 24 March 2026, 10:52 Nga VNA

Rama thërret ministrat dhe drejtues të lartë në Vilën 30, ndërsa pritet nisja e intervistimit të kandidatëve për drejtor policie

Ndaje në Whatsapp
Rama thërret ministrat dhe drejtues të lartë në Vilën

Kryeministri Edi Rama po zhvillon disa takime të njëpasnjëshme në Vilën 30 në Tiranë. Ai është takuar me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, si edhe ministrin e Pushtetit Vendor, Ervin Demo.

Në takim janë thirrur edhe tre zv.ministrat e Brendshëm: Xhemal Qefalia, Silvia Caka dhe Anisa Ruseti.

Gjithashtu, Rama ka pritur drejtorin e Komanduar të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, si dhe drejtorin e Illyrian Guard, Florenc Spaho.

Takimet zhvillohen në një kohë kur pritet të nisë faza e marrjes në pyetje të kandidatëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme