Kronika 11 September 2025, 11:18 Nga VNA

Ragip Gila vendoset nën “arrest me burg” për masakrën në Shkodër: 2 të vrarë, 2 të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Ragip Gila vendoset nën “arrest me burg” për masakrën

Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ragip Gilën, autorin e dyshuar të masakrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur. Gila, sipas burimeve nga seanca, nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Prokuroria kërkoi “arrest me burg”, ndërsa avokati mbrojtës, kryesisht i caktuar nga gjykata, e la në dorë të gjykatës vlerësimin për masën. Gjyqtarja Ermira Dedja vendosi masën “arrest me burg”.

Gila ekzekutoi Armando Palin dhe Liridon Krajën alias Lushi. Të plagosur mbeten Erogen Vaso dhe Meri Kaceri. Vrasja dyshohet të ketë motiv hakmarrjen për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale në Shkodër.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme