Kronika 6 February 2026, 13:35 Nga VNA

Qeveria miraton Amnistinë Penale, projektligji do i kalojë Kuvendit për miratim. Ja numri i të dënuarve që përfitojnë

Ndaje në Whatsapp

Qeveria miraton Amnistinë Penale, projektligji do i kalojë Kuvendit

Qeveria miratoi sot projektligjin për Amnistinë Penale, një nismë që synon të lehtësojë ngarkesën e burgjeve dhe të ofrojë mundësi ri-integrimi për personat e dënuar. Sipas të dhënave zyrtare, 447 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa 853 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

Mes përfituesve ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj, ndërsa numri i përgjithshëm i personave që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale pritet të jetë shumë më i madh.

Nga viti 2024, amnistia do të përfshijë gjithashtu pushimin e ndjekjes penale për rreth 14 mijë procedime për vepra të lehta, si dhe amnistimin e 5077 të dënuarve me masa alternative. Qëllimi është të lehtësohet presioni mbi institucionet penitenciare dhe të përqendrohet drejtësia vetëm tek rastet me rrezik real shoqëror.

Projektligji i amnistisë do të depozitohet në Kuvend, ku fillon shqyrtimi në komisionet parlamentare dhe më pas do të kalojë për miratim në seancë plenare.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme