Kronika 4 August 2025, 12:06 Nga VNA

Qëlluan me armë mbi një automjet, shpallen në kërkim dy vëllezër

Ndaje në Whatsapp
Qëlluan me armë mbi një automjet, shpallen në kërkim dy

Emiljano dhe Elton Domi, vëllezër, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi qëlluan me armë në drejtim të makinës së drejtuar nga Luan Shahini.

 

Njoftimi

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte një 35-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta me të. Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 2 shtetas (vëllezër).

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:00 të datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., 35 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit E. D., 46 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Xhafzotaj.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se, pasi janë konfliktuar verbalisht me 35-vjeçarin për parakalimin me automjet, vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai.Nga të shtënat u dëmtua 35-vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme