Kronika 22 August 2025, 10:19 Nga VNA

Punonjës i Gardës së Republikës arrestohet për kanosje ndaj familjarit me armën e shërbimit

Ndaje në Whatsapp
Punonjës i Gardës së Republikës arrestohet për kanosje

Një punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar pasi dyshohet se kanosi një familjar të tij me armën e shërbimit pas një konflikti mes tyre. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor E. K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij, për motive të dobëta, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin I.K, me të cilin ka edhe lidhje gjaku të afërta”, njoftoi AMP.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme