Kronika 11 August 2025, 11:34 Nga VNA

Punëtori i ndërtimit humb jetën në Kinostudio, ra nga lartësia e pallatit

Ndaje në Whatsapp
Punëtori i ndërtimit humb jetën në Kinostudio, ra nga

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në kryeqytet, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në kantierin ku po punonte.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në zonën e Kinostudios. Viktima është shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendin e punës.

Grupi Hetimor i policisë së Tiranës po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 


Njoftimi i plotë i policisë:

 


“Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme