Kronika 24 November 2025, 11:57 Nga VNA

Publikohet videoja e personit që vuri tritolin në banesën e deputetit të PD, Xhelal Mziu

Ndaje në Whatsapp

Publikohet videoja e personit që vuri tritolin në banesën e

Publikohet videoja ku shfaqet personi që vuri tritol te rrethimi i jashtëm i banesës së deputetit demokrat, Xhelal Mziu. Sikurse shihet në pamje, është një person i veshur me rroba të errëta që lëviz me biçikletë, i cili vë edhe lëndën shpërthyese.

Sipas policisë, nga shpërthimi i tritolit u shkaktuan vetëm dëme materiale, por për fat nuk pati të lënduar. Ka dyshime se tritoli është vënë nga i njëjti grup që shkatërroi me lëndë plasëse edhe restorantin “Perla e Detit”.

Për shpërthimin te restoranti është shpallur në kërkim Ervis Lami, ndërsa ndodhet në arrest shtëpie ish-polici Jeton Lami dhe Florin Domi, ndërsa në arrest me burg ndodhet Flogert Mëzhika.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme