Kronika 28 October 2025, 18:45 Nga VNA

Publikohet fotoja/Kuzhinieri Indrit Ismaillari i vrarë me thikë nga picieri Shehu

Ndaje në Whatsapp
Publikohet fotoja/Kuzhinieri Indrit Ismaillari i vrarë me thikë nga

Është publikuar fotoja e kuzhinierit Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili humbi jetën pas një konflikti të dhunshëm me kolegun e tij, Filip Shehu, 41 vjeç, në ambientet e lokalit “City Lounge”, në zonën e Komunës së Parisit.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, ku gjatë një debati për motive të dobëta, Shehu dyshohet se ka goditur me thikë Ismaillarin, duke i shkaktuar plagë të rënda në qafë dhe në bark. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, Ismaillari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

“Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit”, – njofton Policia e Tiranës.

Burime pranë hetimeve bëjnë me dije se konfliktet mes dy kolegëve ishin të vazhdueshme, ndërsa autori i dyshuar kishte shprehur më parë pakënaqësi, duke pretenduar se viktima e bullizonte në vendin e punës.

 Autori i dyshuar është arrestuar pak minuta pas ngjarjes dhe është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur në detaje rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, që i mori jetën një 34-vjeçari në vendin e tij të punës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme