Kronika 27 September 2025, 19:09 Nga VNA

Publikohet fotoja e biznesmenit italian vrarë në Tepelenë

Ndaje në Whatsapp
Publikohet fotoja e biznesmenit italian vrarë në Tepelenë

Është publikuar fotoja e Edoardo Sarchi, italianit që u qëllua për vdekje në fshatin Salari të Tepelenës, pronar i kompanisë “TEGOLA EDILCENTRO”. 

Sipas Open Data, kompania në fjalë ka të shtrirë aktivitetin në prodhim dhe tregtim me shumicë dhe pakicë të tullave dhe tjegullave dhe produkteve te tjera.

Nuk përjashtohet mundësia që ekzekutimi i tij të ketë lidhje me konkurrencën.

44-vjeçari jetonte prej dy dekadash në Tiranë ndërsa ndodhej në zonë e Salarisë për gjah, bashkë me disa persona të tjerë.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar ka dalë në mes të rrugës në një zonë të pyllëzuar dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit ku ndodhej viktima, duke krijuar dyshime se bëhet fjalë për një pritë të organizuar.

Pas të shtënave, shoferi i automjetit ka vijuar rrugën me shpejtësi për të shpëtuar nga sulmi. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Dilan”, rreth orës 00:30.

Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje, ndërkohë që një shtetas me inicialet G. B. është shpallur në kërkim si i dyshuar kryesor për ekzekutimin. Hetimet janë përqendruar në pistën e një konflikti të mundshëm personal apo ekonomik.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme