Kronika 17 December 2025, 13:51 Nga VNA

“Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë”/ Detaje nga sherri mes nxënësve në Sarandë, 15 vjeçari u godit me thikë në qafë

Ndaje në Whatsapp

“Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë”/ Detaje nga sherri

“Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë”, ka qenë shkaku i sherrit mes dy nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Sarandë.

Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, Santiago Gerdhuqi, dhe 15-vjeçari i lënduar, Rajan Haderi, janë konfliktuar në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’.

Fillimisht sherri ka nisur me fjalë, pastaj 13-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.

I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq mësohet se 13-vjeçari nuk është kapur ende nga policia.

Kujtojmë se ky është rasti i radhës në pak javë ku nxënës të shkollave bëjnë sherre me mjete prerëse. Para një jave ndërroi jetë 15-vjeçari Erjon Boba në Durrës, pasi u godit me thikë nga një tjetër bashkëmoshatar. Më herët, Martin Cani u vra me thikë te Shkolla Fan Noli ndërsa miku i tij u plagos.

Duket se institucionet e shtetit ende nuk po zgjohen për t'iu përgjigjur këtij fenomeni që po përhapet në të gjithë shkollat e Shqipërisë. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme