Kronika 19 February 2026, 12:35 Nga VNA

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate të forta në procesin e “Plumbit të Artë” mes prokurorit Dibra dhe avokates së Altin Ndocit

Ndaje në Whatsapp

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate të forta

Në procesin gjyqësor në GJKKO të pagëzuar me emrin “Plumbi i Artë” pati debate të forta mes prokurorit të SPAK, Behar Dibra dhe avokates së të pandehurit Altin Ndoci, i cili u arratis në janar 2026 nga spitali rajonal në Durrës. Debati lindi pasi SPAK paraqiti në proces si prova të reja komunikimet në Sky ECC mes të pandehurve.

“Nuk ka përse të përdoren në këtë gjykim. Procesverbale të Sky ECC për disa persona që nuk janë në këtë gjykim, por që janë vecuar. Ne kërkojmë nga kjo gjykatë që t’i kërkojë SPAK të na vendosë në dispozicion CD e ardhura nga autoritetet franceze për parimin e zbulimit të vërtetës. I kërkojmë gjykatës t’i kërkojë prokurorisë nëse kanë evidentuar pin kod apo cfarë lloj terminologjie që përdorin për SKY ECC të shtetasit Altin Ndoci, dhe për cdo fakt penal qe ja ngarkon për vrasjen e Andi Zylyfit. Na vendosni në dispozicion ato pinet, specifikisht CD pra cfarë ka marrë prokuroria nga francezët. Me dëshirën e mire për të besuar prokurorinë ne kemi të drejtën që ti verifikojmë dhe të ndjekim kontradiktoritetin, jo të sillen emailet me një shtet. Ne duam konkretisht provën”, tha avokatja.

Ajo ngriti dyshime për fshehje të provave. “Kërkesa dhe deklarata që thoni se ne kemi fshehur prova nuk është e vërtetë, nuk ka fshehje prove. Nëse nuk është sjellë do ta sjellim”, tha prokurori.

Avokatja Elda Zotaj u përgjigj: “Po e keni fshehur , pse si sjell provat apo ke frikë se je brenda. Po ske gjë për të fshehur sill provat”. “E kam të paqartë, është arrestuar Nuredin Dumani i penduari, a kanë përfunduar akteksperimet e telefonëve të tij. Pse nuk janë sjellë? Se jeni bërë si telenovelë turke. Nuk po marrim më vesh cfarë po ndodh. Jam duke folur për veprimet hetimore të kryera, unë kam të drejtë të kërkoj provat”, tha avokati tjetër i Ndocit. Nisur nga këto debate, gjykata e ndërpreu seancën dhe e shtyu procesin për në datën 3 mars.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme