Kronika 1 May 2026, 11:01 Nga VNA

Protestë në Tiranë për 1 Majin, sindikatat ngrejnë shqetësime për sigurinë në punë

Ndaje në Whatsapp

Protestë në Tiranë për 1 Majin, sindikatat ngrejnë

Unioni i Sindikatave ka organizuar një protestë përpara Ministrisë së Ekonomisë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Me pankarta me mesazhe si “Jeta e punëtorit nuk është kosto biznesi” dhe “Pagë për të jetuar, jo për të mbijetuar”, qytetarë dhe përfaqësues sindikalë kanë kërkuar përmirësim të kushteve të punës dhe rritje të të drejtave të punëtorëve. Në protestë është vënë re pjesëmarrje e kufizuar, si dhe mungesa e të rinjve.

Pjesëmarrësit kanë kërkuar, ndër të tjera, krijimin e një ministrie të posaçme për punën dhe miratimin e një minimumi jetik dinjitoz.

Drejtori i Unionit të Sindikatave të Shqipërisë, Kondi Lija, deklaroi se 1 Maji nuk duhet të shihet si festë, por si një ditë proteste dhe kërkese për të drejta më të mira në punë. Ai ngriti shqetësimin për rritjen e aksidenteve dhe humbjeve të jetës në vendin e punës, duke theksuar se sipas tij, numri i vdekjeve në punë është rritur me 45% krahasuar me një vit më parë, ndërsa aksidentet janë dyfishuar. Lija kritikoi mungesën e kontrolleve efektive institucionale dhe kërkoi ndërhyrje urgjente, përfshirë miratimin e minimumit jetik në Kuvend.

Ndërkohë, një tjetër protestë po zhvillohet përpara Kryeministrisë, e organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme