Kronika 6 March 2026, 15:38 Nga VNA

Protestë kundër HEC-it në Bulqizë, banorët e tre fshatrave hyjnë me forcë në Bashki

Ndaje në Whatsapp

Protestë kundër HEC-it në Bulqizë, banorët e tre

Gjatë ditës së sotme, banorë të fshatrave Koçaj, Kokërdhak dhe Kodra e Dani zhvilluan një protestë para ambienteve të Bashkia Bulqizë. Ata kundërshtuan një çështje që ishte parashikuar të diskutohej në mbledhjen e Këshillit Bashkiak gjatë kësaj të premteje.

Në rendin e ditës së mbledhjes ishte përfshirë një pikë që parashikonte heqjen nga fondi pyjor dhe kullosor të sipërfaqes ku do të kalonte gjurma e tubacionit dhe ku do të ndërtohej godina përkatëse. Për këtë arsye, banorët hynë me forcë në ambientet e bashkisë për t’i kërkuar këshilltarëve bashkiakë që të mos e miratonin këtë vendim. 

Gjatë takimit me banorët, kryetarja e bashkisë, Festime Mjeshtri nuk lejoi praninë e mediave dhe, sipas të pranishmëve, aktivizoi administratën për t’i larguar ato nga ambientet e bashkisë. Banorët thanë se nga ky takim morën një premtim mbështetjeje nga kryebashkiakja, ndërsa paralajmëruan se do ta kundërshtojnë me çdo kusht ndërtimin e HEC-it.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e këtyre zonave mobilizohen për çështje që lidhen me pronën publike. Në vitin 2018, ata ndaluan me forcë shfrytëzimin e Malit të Bardhë nga një kompani që synonte ta përdorte atë për prodhimin e peletit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme