Kronika 30 March 2026, 17:49 Nga VNA

Protesta para Kuvendit, banorët e Rrjollit dhe Durrësit kundër projekteve: “Po na vjedhin tokën”

Ndaje në Whatsapp

Protesta para Kuvendit, banorët e Rrjollit dhe Durrësit kundër

Banorët e Rrjollit protestuan këtë të hënë para Kuvendit, duke kundërshtuar atë që e cilësojnë si cenim të të drejtës së pronës. Me pankarta në duar dhe thirrje publike për reagim nga institucionet, ata kërkuan më shumë transparencë dhe mbrojtje të pasurive të tyre.

Protestuesit u shprehën se nuk do të heqin dorë nga toka, të cilën e konsiderojnë burimin e vetëm të jetesës. “Po na vjedhin tokën”, ishte një nga mesazhet kryesore, ndërsa një qytetare ngriti shqetësimin për funksionimin e institucioneve, duke vënë në pikëpyetje deklaratat e Kryeministrit mbi dokumentacionin e pronave.

Banorët akuzuan se projektet zhvillimore po realizohen pa transparencë dhe në dëm të tyre, duke i cilësuar si “grabitje në mes të ditës”. Ata hodhën akuza edhe ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar hetim nga organet e drejtësisë dhe duke theksuar mungesën e drejtësisë në rastet e tyre.

Në protestë u bashkuan edhe banorë nga Durrësi, të cilët kundërshtojnë projektin TID. Në pankartat e tyre, ata e cilësuan projektin e AADF si korruptiv dhe kërkuan ndalimin e menjëhershëm të tij.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme