Kronika 8 May 2026, 22:29 Nga VNA

Protesta e opozitës: 3 efektivë të lënduar, 3 protestues të shoqëruar

Ndaje në Whatsapp

Protesta e opozitës: 3 efektivë të lënduar, 3 protestues

Protesta e radhës e opozitës është shoqëruar me disa incidente pas përplasjesve mes protestuesve dhe policisë.

Sipas informacioneve, policia ka shoqëruar tre protestues pas tensioneve të krijuara në zonën e Bulevardit, ku forcat e rendit kanë bllokuar lëvizjen e tyre drejt Ministrisë së Brendshme, pas marshimit të mëparshëm të tubuesve.

Burime policore bëjnë me dije se gjatë protestës janë hedhur ndaj punonjësve të Policisë bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta nga disa protestues. Si pasojë e këtyre incidenteve, tre efektivë të Forcës Kombëtare të Sigurisë janë lënduar dhe janë transportuar për mjekim në Spitalin e Traumës. Sipas të njëjtave burime, gjendja e tyre shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme