Kronika 28 October 2025, 18:15 Nga VNA

Prokuroria kërkon dënime për dy mjekët e akuzuar për vdekjen e Doriana Hakës, bashkëshortja e ish portierit të Partizanit

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria kërkon dënime për dy mjekët e akuzuar për

Pas më shumë se një dekade, Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për dy mjekët e akuzuar për vdekjen e Doriana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha. Haka humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, gjinekologu Petrit Rexhepi të dënohet me 9 muaj burg, por për shkak të moshës mbi 70 vjeç, dënimi të pezullohet dhe ai të vendoset në shërbim prove për 18 muaj. Po ashtu, organi i akuzës kërkon pezullimin e licencës së tij për 5 vite, gjatë të cilave nuk do të lejohet të ushtrojë profesionin e mjekut.

Ndërkohë, për reanimatoren Elona Burba, Prokuroria ka kërkuar 1 vit burg, si dhe pezullimin e licencës për 5 vite.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 10 nëntor, ku të dy mjekët do të kenë mundësinë të paraqesin argumentet e tyre të mbrojtjes para trupit gjykues.

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme