Kronika 20 January 2026, 11:09 Nga VNA

Prokuroria e Përgjithshme: Vendimi i dënimit të Irena Gjokës për falsifikim vize autentik. Dosja i përcillet KLGJ, SPAK: Hetimi sekret

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Përgjithshme: Vendimi i dënimit të Irena Gjokës

Prokuroria e Përgjithshme nuk e ka deklaruar se vendimi i autoriteteve greke për Irena Gjokën është autentik. Rezulton që gjyqtarja e posacme është dënuar nga drejtësia greke në 2005 për falsifikim vize dhe këtë fakt e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Por sipas prokurorisë i takon Këshillit të Lartë Gjyqësor të vendosë nëse Irena Gjoka duhet ose jo ta vijojë detyrën.

Ndërkohë SPAK që ka çelur hetimet për rastin tha se çështja është në hetim paraprak dhe s’mund të japë detaje.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Bazuar në nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale, veprimet hetimore që kryhen në fazën e hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor. Duke iu referuar këtyre neneve, nuk mund të bëjmë me dije veprimet hetimore apo rezultatet e tyre”, thuhet në reagimin e SPAK.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme