Kronika 4 October 2025, 09:24 Nga VNA

Prokuroria e Fierit i përcjell SPAK dosjen e Bankers pas zbulimeve për lidhje të zyrtarëve të lartë dhe dëm ekonomik milionësh

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Fierit i përcjell SPAK dosjen e Bankers pas zbulimeve për

Ekskluzive/ Prokuroria e Fierit shpall moskompetencën dhe i përcjell SPAK dosjen e kompanisë Bankers.

Lajmi konfirmohet për VNA nga burime të besuara në prokurorinë e Fierit. Nga burimet mësohet se në kuadër të hetimeve janë zbuluar lidhje të zyrtarëve të lartë dhe implikim të tyre në këtë çështje, të cilët kanë kompetencë e SPAK për t’u hetuar.

Nga hetimet e deritanishme janë zbuluar shkelje të rënda dhe abuzime nga drejtues dhe ish-drejtues të kompanisë që i kanë shkaktuar shtetit miliona euro dëme. Për këtë arsye prokuroria firmosi 14 masa sigurie, disa prej të cilave arrest në burg.

Bankers Petroleum i detyrohet shtetit shqiptar 240 milionë euro.  Përtej borxhit të papaguar, ajo që u zbulua është një rrjet i gjerë bashkëpunimi i fshehtë, favorizimesh të paligjshme dhe kapje të institucioneve, që kanë lejuar Bankers të operojë pa ndëshkim ndër vite.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme