Kronika 7 October 2025, 15:50 Nga VNA

Prokurori Elvin Gokaj kandidat i dytë për drejtimin e SPAK

Ndaje në Whatsapp
Prokurori Elvin Gokaj kandidat i dytë për drejtimin e SPAK

Prokurori Elvin Gokaj është kandidati i dytë që ka shprehur interes për drejtimin e SPAK, duke dorëzuar platformën e tij në përputhje me afatin e përcaktuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Sipas vendimit të KLP-së, afati për dorëzimin e platformave dhe shprehjen e interesit për këtë pozicion përfundon të mërkurën, më 8 tetor. Pas përfundimit të këtij afati, Këshilli do të ketë në dispozicion një periudhë dy mujore për të shqyrtuar kandidaturat, zhvilluar intervistat publike dhe për të marrë një vendim përfundimtar përmes votimit.

Prokurori Gokaj ka qenë i angazhuar në hetimin e disa çështjeve me profil të lartë, kryesisht në fushën e abuzimeve me tenderat dhe fondet publike. Ndër çështjet më të rëndësishme, ai ka ndjekur penalisht ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me dosjen e njohur si “Buka”.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme