Kronika 3 December 2025, 19:14 Nga VNA

Procesi për aferën e sterilizimit mbetet prej 5 muajsh pezull

Ndaje në Whatsapp

Procesi për aferën e sterilizimit mbetet prej 5 muajsh pezull

Procesi gjyqësor për çështjen e sterilizimit mbetet pezull prej 5 muajsh, pasi avokatët e të pandehurve kërkojnë shtyrje të njëpasnjëshme dhe nuk kanë paraqitur ende konkluzionet përfundimtare.

Në seancën e së mërkurës, avokatët e ish-zv. ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmenit Ilir Rrapaj dhe të pandehurve të tjerë u shprehën se megjithëse i kanë të përgatitura bisedimet përfundimtare, nuk janë në gjendje ti paraqesin ato verbalisht në seancë, me argumentin se të pandehurit kanë kërkuar të jetë edhe vetë të pranishëm.

Kryesuesi i trupit gjykues, Bib Ndreca konstatoi se me këto justifikime të avokatëvve, seanca ishte shtyrë në mënyrë të përsëritur. Ai u tërhoqi vëmendjen përfaqësuesve ligjorë se kjo është hera e fundit që pranohen të tilla pretendime.

“Është mundësia e fundit. Nëse nuk i paraqisni seancën e ardhshme, gjykimi do vijojë pa diskutimet përfundimtare të të pandehurve,” tha Ndreca.

Prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit, për shkak se sipas tyre, shtyrja e seancave po bëhej për shkak të të pandehurve.

Seanca e radhës u shty për më datë 17 dhjetor, në orën 11:30.

Prokuroria kërkoi në qershor dënimin e ish-zv/ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznemsnenit Ilir Rrapaj me nga 10 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 6 vjet e 8 muaj heqje lirie për secilin. Ndaj të pandehurve Saimir Kadiu, Petref Mersini dhe Marsela Serjani u kërkua dënimi me 3 vjet e 6 muaj burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar masa me 2 vjet e 4 muaj. Për Arben Gjatën, Genc Burazerin e Naile Ajazin u kërkua masa e dënimit me 2 vjet, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar mbetet 1 vit e 4 muaj. Për Mersinin, Gjatën, Burazerin e Ajazin, u kërkua që të vendoset pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosja e tyre në shërbim prove.

Hetimet e prokurorisë zbuluan shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e ish-ministrit Ilir Beqaj për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që vlerësohet se kanë qenë dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit.

Ilir Beqaj po gjykohet veçmas me procedurën e gjykimit të zakonshëm. Në mënyrë të përsëritur, ai ka kërkuar të njihet me aktet e fashikujve të dosjes e më pas që të dëgjojë regjistrimet audio të seancës paraprake dhe të procesit në ngarkim të tetë të pandehurve të tjerë. Për rrjedhojë, procesi ndaj tij ka mbetur ende në fazën kur palët duhet të paraqesin kërkime paraprake, nëse kanë të tilla./BIRN/

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme