Kronika 24 March 2026, 17:07 Nga VNA

"Abortin e fëmijëve të mi nuk kam për t’ua falur...". Zbardhet debati i Erion Veliajt me agjentin e BKH-së në burg

Ndaje në Whatsapp
"Abortin e fëmijëve të mi nuk kam për t’ua

Pasi GJKKO vendosi në seancën e parë gjyqësore që të detyrojë SPAK të bëjë në dispozicion 65 mijë faqet e dosjes hetimore kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj sërish në seancën e dytë pati debat mes avokatit të tij, ish-deputetit të Partisë Socialiste Plarent Ndreca, dhe prokurorëve të posacëm Altin Dumani e Ols Dado. Avokati kërkoi që për aktet e dosjes të bëhet inventar, ndërsa prokurorët i kujtuan se Erion Veliaj nuk i kishte pranuar dokumentat hetimore, por kishte fyer hetuesit e BKH-së.

“Klienti im ka kërkuar të njihet me aktet, sepse as unë nuk jam njohur, e vetmja kërkesë është që t’i marrim me inventar, sepse nuk mund t’i marrim në atë mënyrë. Prokuroria ka detyrim të bëjë një inventar dhe t’i marrë aktet ashtu sic duhet, jo me numra fashikujsh”, tha Plarent Ndreca në seancë gjyqësore në GJKKO.

Gjykata e informoi avokatin e legjitimuar në seancën e së martës se aktet hetimore ndodhen në IEVP Durrës.

“Orientoni prokurorin apo oficerin e policisë gjyqësore që të bëjmë një inventar të akteve në praninë time dhe të klientit tim, jo në atë mënyrë sic janë dhënë”, tha më tej avokati.

“Dua ta nis nga shprehja e avokatit që tha se aktet janë dhënë “Opshe”, nuk ka një situatë të tillë. Hetuesit e BKH-së kanë shkuar në paraburgimin e Durrësit, ata kanë kontaktuar me Erion Veliaj, i cili në momentet e para ka shfaqur sjellje kundërshtuese, me sjellje jo etike. Oficeri më pas ka kontaktuar me drejtues të burgut. Ata kanë filluar t’i sqarojnë Veliajt se përse ndodhen aty, ai ka folur me fjalë fyese, duke i thënë: ‘Dua lejen e Ols Dado, më keni shkatërruar familjen’. I është drejtuar hetuesit duke i thënë: ‘Ky pis më ka shkatërruar familjen. Abortin e fëmijëve të mi nuk kam për t’ua falur’”, tha Dado.

Sipas prokurorit të posacëm Dado, aktet të pandehurit Erion Veliaj i janë dorëzuar që më 24 korrik 2025, në mënyrë të skanuar, përmes mbrojtësve të tij; kanë kaluar më shumë se 8 muaj që i janë vendosur në dispozicion aktet.

“Ne nuk e kemi përdorur emrin e djalit të Veliajt në asnjë akt apo dokument. Gjykata vendosi t’ia jepte aktet në mënyrë fizike; inventarizimi i akteve na duket një mënyrë për të zvarritur procesin”, theksoi më tej Dado.

Avokati Ndreca insistoi: “Nëse duhet të bëjmë një proces formal, ne duam të njihemi me aktet. Aktet nuk jepen pa inventar, sepse duhet të dimë çfarë kemi marrë. Kjo që ne kërkojmë është një gjë minimale, pasi kërkojmë të njihemi me aktet”.

Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, i kujtoi avokatit Ndreca se duhet të jenë të kujdesshëm kur përmendin hetuesit e BKH-së, pasi ata kanë shkuar në paraburgim për të zbatuar vendimin e gjykatës.

“Nuk ka akte ‘okshe’. Po, zoti avokat, shko tek sekretaria e gjykatës, shiko sa akte ka aty dhe shiko nëse janë dorëzuar të gjitha. Ne flasim me akte, jo me hamendje, avokat. Ju flisni me hamendje, ne flasim me akte”, tha Dumani.

Pas debatit mes palëve, GJKKO theksoi se fashikujt kanë një numër dhe janë të inventarizuar; për këtë arsye, kërkesa e avokatit për dorëzim të inventarizuar nuk është e nevojshme. Seanca e radhës u shty për më 1 prill.

Erion Veliaj akuzohet për 13 vepra penale, si korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre. Bashkë me të po gjykohen edhe 29 të pandehur të tjerë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme