Kronika 2 October 2025, 12:18 Nga VNA

Policia nxjerr detajet për konfliktin me thika mes të miturve në Kamëz: U plagosën dy prej tyre

Ndaje në Whatsapp
Policia nxjerr detajet për konfliktin me thika mes të miturve në

Policia e Kamzës ka reaguar në lidhje me konfliktin mes disa të rinjve. Policia njofton se përleshja mes të miturve të moshave 15-17 vjeç ka ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza”.

Nga konflikti kanë mbetur të plagosur dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia vijon hetimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.

Kamëz/Informacion paraprak   

Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.         

Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën. 

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas dhe po marrin deklaratat e tyre.   

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme