Kronika 17 April 2026, 22:35 Nga VNA

Policia kap një sasi molotovi të pashpërthyer, arreston katër persona

Ndaje në Whatsapp

Policia kap një sasi molotovi të pashpërthyer, arreston

Një sasi e madhe molotovësh të pashpërthyer janë kapur nga policia. Molotovët ishin planifikuar për t'u përdorur gjatë protestës së opozitës. Ndërhyrja e shpejtë e forcave të rendit ka bërë që një pjesë e madhe e këtyre mjeteve të mbeten të pashpërthyera, ndërsa janë arrestuar katër të rinjtë që i mbanin në çanta.

Ndryshe nga herët e kaluara, policia zbatoi një protokoll të rreptë sigurie, duke krijuar kordonë të pakalueshëm që penguan afrimin e protestuesve drejt selisë së Kuvendit.

Deri në këto momente, raportohet se janë shoqëruar në komisariat mbi 20 persona të dyshuar për pjesëmarrje në akte dhune dhe kundërshtim të forcave të rendit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme