Kronika 10 March 2026, 11:43 Nga VNA

"Ushtari i Ibrahim Licit", si dështoi policia e Shkodrës të arrestojë Barush Bregun

Ndaje në Whatsapp
"Ushtari i Ibrahim Licit", si dështoi policia e Shkodrës
Ibrahim Lici dhe Barush Bregu

Policia e Shkodrës dështoi në mënyrë spektakolare për të arrestuar Barush Bregun, një i shumëkërkuar i drejtësisë i konsideruar si krahu i djathtë i Ibrahim Licit. Dje, forcat e policisë organizuan një aksion për kapjen e Bregut, i cili kërkohet si bashkëpunëtor i Ragip Gilës në masakrën e Shkodrës, me dy të vrarë dhe dy të plagosur.

Sipas burimeve, ai po udhëtonte në makinë me Ervis Babën dhe një 17-vjeçar në lagjen “Gurrile” të Shkodrës. Forcat e policisë mësohet se iu bënë shenjë për të ndaluar, por ata nuk iu bindën urdhrit dhe drejtuesi i mjetit bëri manovra të rrezikshme duke shtuar shpejtësinë.

Barush Bregu doli nga makina dhe teksa largohej qëlloi në ajër. Dy personat e tjerë u vunë në pranga.

Arma që u përdor nga Bregu u gjet brenda automjetit tip “Volkswagen Seat” me të cilin 3 personat po lëviznin.

Barush alias Bajram Bregu, është shpallur në kërkim për masakrën ku mbetën të vrarë Liridon Kraja dhe Armando Pali, ndërsa u plagosën Erogen Vaso Bajroviç, që dyshohet të jetë dhe shënjestra e atentatit dhe një kamariere e lokalit.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhje”.

Barush Bregu njihet si njeriu i besuar i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici. Ky i fundit është kundërshtar i përbetuar i grupit kriminal Bajri. Nga përplasja mes tyre janë shkaktuar dhjetra viktima.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme