Kronika 18 October 2025, 16:38 Nga VNA

Po punonte rrënjet e ullirit, shpërthen granata, plagoset 85 vjeçari në Himarë

Ndaje në Whatsapp
Po punonte rrënjet e ullirit, shpërthen granata, plagoset 85

Një ngjarje që për pak mund të përfundonte në tragjedi. Këtë pasdite në Himarë, një i moshuar është plagosur gjatë punët në tokën e tij, pas shpërthimit të një granate të fshehur në rrënjët e ullirit.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri.

Blutë bëjnë me dije se i moshuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme