Kronika 3 October 2025, 09:14 Nga VNA

Po pinin bashkë në një lokal/ Arrestohet autori i vrasjes së mbrëmshme në Babrru

Ndaje në Whatsapp
Po pinin bashkë në një lokal/ Arrestohet autori i vrasjes së

Zbardhet vrasja e Hajdar Ismailgecit mbrëmjen e kaluar në Babrru. Sipas hetuesve viktima dhe autori Arlind Demushi kanë qenë duke pirë së bashku. Pasi kanë dalë nga lokali janë zënë për motive banale dhe autori e ka goditur me thikë Ismailgecin duke e lënë të vdekur.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë më pas është kapur nga policia. Në momentin që është arrestuar ai ishte në gjendje të dehur. Ai pritet të pyetet në orët në vijim.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Veprimet e shpejta hetimore zbardhin rrethanat dhe autorësinë e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Babrru.

Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që dyshohet se vrau me thikë 40-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të.

Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e shkakut të vdekjes së shtetasit Hajdar Ismailgeci 40 vjeç, i cili u gjet mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorit të dyshuar.

Pas identifikimit, u bë lokalizimi i autorit të dyshuar, shtetasit Arlind Demushi, 38 vjeç, i cili u kap në Durrës dhe u vu në pranga, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSh.

Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme