Kronika 23 September 2025, 12:37 Nga VNA

“Plumbi i Artë”, Petrit Qoli pyet të penduarin: A ke gisht në vrasjen e Fatmir Xhindit

Ndaje në Whatsapp
“Plumbi i Artë”, Petrit Qoli pyet të penduarin: A ke gisht

Petrit Qoli, një prej të pandehurve në dosjen Plumbi i Artë, është ndalur në seancën e kësaj të marte tek vrasja në vitin 2009 e Fatmir Xhindit, deputet i Partisë Socialiste. Ngjarjen në fjalë ai e përmendi teksa po i drejtonte pyetje të penduarit të drejtësisë, Skerdi Tase.

“A ke dijeni për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi? A ke gisht në atë ngjarje, se atë di unë që është vrarë nga afër”, pyeti Qoli.

Gjykata ndërhyri duke i ndërprerë pyetjet Qolit, si edhe urdhëroi të penduarin të mos i jepte përgjigje.

Skerdi Tase ka dhënë dëshminë e tij pas dy të penduarve të tjerë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej, i njohur si Krymi. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme