Kronika 13 March 2026, 11:40 Nga VNA

Plantacionet e kanabisit në veri, GJKKO dënon grupin kriminal me 59 vite e 6 muaj burg

Ndaje në Whatsapp
Plantacionet e kanabisit në veri, GJKKO dënon grupin kriminal me 59

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me gjithsej 59 vite e 6 muaj burg pesë të pandehur për akuzën e kultivimit të kanabisit në kuadër të grupit kriminal.

Të pandehurit përfituan ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sipas verdiktit të gjykatës, Arben Shpati u dënua përfundimisht me 8 vite e tetë muaj burgim, Pavlin Shpati do të vuajë 7 vite burgim, ndërsa Aleksandër Rrasa, Jeton Kacoli dhe Kristjan Plepaj u dënuan përfundimisht me nga 8 vite burgim secili.

Sipas hetimeve, të pandehurit dyshohen se ishin pjesë e një grupi kriminal që kultivoi mijëra rrënjë kanabisi në fshatrat Kir dhe Pult gjatë vitit 2023.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme