Kronika 10 November 2025, 22:07 Nga VNA

Plagosje me thikë në Vlorë, policia shoqëron disa persona

Ndaje në Whatsapp

Plagosje me thikë në Vlorë, policia shoqëron disa persona

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një personi në lagjen “24 Maji” të Vlorës. Rreth orës 20:00, Bledar Skenderaj, 30 vjeç, u godit me një mjet prerës dhe ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën me dije se shërbimet e saj kanë identifikuar dhe shoqëruar personat e dyshuar që morën pjesë në incident në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Sipas policisë, konflikti ka nisur nga një zënkë e zakonshme banale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme