Kronika 24 April 2026, 08:57 Nga VNA

Plagosje me thikë në Pazarin e Vjetër të Korçës, përfshihen tre persona

Ndaje në Whatsapp
Plagosje me thikë në Pazarin e Vjetër të Korçës,

Plagosje me thikë në Pazarin e Vjetër të Korçës, përfshihen tre persona

Një sherr i ndodhur pak minuta më parë në zonën e Pazarit të Vjetër në Korçë ka përfunduar me një të plagosur me thikë dhe dy të tjerë të dëmtuar.

Sipas informacioneve paraprake, në konflikt janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër. Fillimisht përplasja ka nisur me debate verbale, por më pas ka degraduar në dhunë fizike, ku janë përdorur edhe karriget e lokalit.

Në një moment, njëri prej personave ka marrë një thikë dhe ka plagosur një nga të përfshirët. Të tre personat janë transportuar në spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Njëri prej tyre ka marrë plagë nga thika, ndërsa dy të tjerët janë dëmtuar nga goditjet me karrige.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërsa pritet që grupi hetimor të marrë deklaratat për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme