Kronika 10 August 2025, 21:00 Nga VNA

Plagosje me sende të forta në Shëngjin pas sherrit për vendin e parkimit

Ndaje në Whatsapp
Plagosje me sende të forta në Shëngjin pas sherrit për

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin përfundoi me plagosjen e një personi. Sipas burimeve zyrtare, përplasja mes disa personave nisi për shkak të një vendi parkimi dhe u përshkallëzua në dhunë fizike.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes, ku një prej të përfshirëve është goditur me sende të forta në kokë. Personi i plagosur u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore të specializuar.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar njërin prej autorëve të dyshuar, i cili aktualisht po merret në pyetje nga organet kompetente. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt janë në vazhdim e sipër.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme