Kronika 24 August 2025, 09:36 Nga VNA

Plagosje me armë në lokal në Lushnje, pronari qëllon klientin dhe arratiset

Ndaje në Whatsapp
Plagosje me armë në lokal në Lushnje, pronari qëllon

Policia e Lushnjës ka shpallur në kërkim Resul Gashin, 56 vjeç, pas një ngjarjeje të ndodhur gjatë natës në fshatin Çukas.

Sipas hetimeve paraprake, Gashi dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë Ramadan Menkën, 58 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta në ambientet e lokalit që është në pronësi të tij.

I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. G., 56 vjeç, pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin R. M., 58 vjeç, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. G.

 

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme