Kronika 5 August 2025, 14:43 Nga VNA

Plagosi nënën 7 herë me thikë, gjykata shtron në spital psikiatrik të riun

Ndaje në Whatsapp
Plagosi nënën 7 herë me thikë, gjykata shtron në spital

Gjykata e Dibrës cakton masën “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik”, për të riun që plagosi 7 herë me thikë nënën e tij, Nexhmie Sula. Gjatë seancës ai ka rezultuar se ka probleme psikike dhe për këtë arsye është dërguar përkohësisht në psikiatri. Nëna e tij, drejtoreshë shkolle në Pocest, Maqellarë, ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.


Dispozitivi i gjykatës

Lidhur me çështjen penale Nr. 62 Akti datë regjistrimi 04.08.2025 me objekt: “Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim H.S.”, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.

Gjykata, në përfundim të shqyrtimit, me Vendimin nr. 62, datë 05.08.2025:

VENDOSI:

Pranimin e kërkesës.
Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim H.S. (i biri i B. dhe N., i datëlindjes xx.10.1999), i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit personal “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik”, parashikuar nga neni 239 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim H.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.
Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për ekzekutimin e këtij vendimi.
Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të arsyetuar të tij.

U shpall në Peshkopi, sot më datë 05.08.2025.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme