Kronika 14 February 2026, 14:30 Nga VNA

Plagoset një person pranë kthesës së Kamzës

Ndaje në Whatsapp

Plagoset një person pranë kthesës së Kamzës

Një plagosje raportohet të ketë ndodhur pranë kthesës së Kamzës. Si fillim spitali i Traumës është njoftuar se një person po shkon i plagosur, por ai ka shkuar në një spital privat për trajtim mjekësor.

Mësohet se i plagosuri është goditur me mjet prerës në duar e këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sinjalizimi ka ardhur nga një telefonatë në polici, ndërsa efektivët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Deri më tani, nuk kanë mundur të gjejnë gëzhoja në zonë, ndërsa po punohet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme