Kronika 4 March 2026, 10:20 Nga VNA

Plagoset efektivi i “Shqiponjave” gjatë operacionit në Dibër, dërgohet me helikopter drejt Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Plagoset efektivi i “Shqiponjave” gjatë operacionit në

Një efektiv i Forcave të Posaçme “Shqiponja” ka mbetur i plagosur këtë të mërkurë gjatë një operacioni policor në Dibër, për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur shërbimet e policisë kanë ndërhyrë në një banesë trekatëshe për të arrestuar të dyshuarin. Gjatë operacionit, efektivi 40-vjeçar Gentjan Meda dyshohet se ka rënë nga një lartësi, duke mbetur i plagosur.

Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë sqaruar. Nuk përjashtohet as mundësia që efektivi të jetë plagosur me armë zjarri, pasi sipas burimeve nga vendngjarja janë dëgjuar edhe krisma. Megjithatë, autoritetet nuk kanë dhënë ende një version zyrtar mbi shkaqet e plagosjes. I plagosuri ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopi, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranë për mjekim më të specializuar.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme