Kronika 7 April 2026, 14:46 Nga VNA

Pitbull sulmon një vajzë 4-vjeçare në Lungomare të Vlorës

Ndaje në Whatsapp

Pitbull sulmon një vajzë 4-vjeçare në Lungomare të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka sulmuar dhe kafshuar një vajzë 4-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, qeni dyshohet të ketë qenë pa pronar. Në momentin e sulmit, e mitura ndodhej në zonë së bashku me gjyshen e saj, ndërsa ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës.

Pas incidentit, vajza është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Familjarët e saj shprehen të tronditur nga ajo që ndodhi. Në një prononcim për mediat, nëna e vajzës tha se familja po përjeton një gjendje të fortë ankthi dhe tensioni pas sulmit.

Ndërkohë, qeni është neutralizuar dhe mbajtur i lidhur, ndërsa pritet të merret në administrim nga autoritetet përkatëse për t’u dërguar në një qendër të specializuar për trajtimin dhe mbrojtjen e kafshëve.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme