Kronika 31 March 2026, 09:31 Nga VNA

Pezullohet kreu i IKMT-së, bllokohet pasaporta e biznesmenit Carapuli

Ndaje në Whatsapp
Pezullohet kreu i IKMT-së, bllokohet pasaporta e biznesmenit Carapuli

Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra kreun e IKMT-së, Rigers Sheqeri, pas kërkesës së prokurorisë, e cila po heton shkelje të dyshuara në proceset e monitorimit dhe lejeve të ndërtimit.

Në të njëjtin vendim, gjykata ka vendosur edhe bllokimin e pasaportës për biznesmenin Pandi Carapuli, i dyshuar për abuzime me lejet e punimeve.

Sipas hetimeve, Carapuli ka përfituar një leje punimesh vetëm për vendosjen e një barriere provizore pranë mbikalimit të Saukut, në zonën e Unazës së Re. Megjithatë, në terren ai ka ndërtuar një mur betoni 4 metra të lartë dhe 120 metra të gjatë, shumë më tepër sesa lejohej nga dokumentacioni.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme