Kronika 30 October 2025, 14:11 Nga VNA

Përplasje në seancën gjyqësore për “Gërdecin”, familjarët e viktimave dhe Mediut: Lër mandatin dhe dil përballë ligjit

Ndaje në Whatsapp

Përplasje në seancën gjyqësore për

Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu u shoqërua sot me debate të forta dhe përplasje verbale me familjarët e viktimave. Momente tensioni u regjistruan kur një prej tyre iu drejtua Mediut: “Lëre mandatin e deputetit dhe përballu me ligjin!”, ndërsa ish-ministri iu përgjigj se e kishte lënë mandatin një herë dhe ishte para gjykatës “për t’u gjykuar”.

Debatet në sallë përfshinë edhe mbrojtjen e Mediut, e cila kërkonte qartësi mbi provat dhe statusin e viktimave, si dhe një vendim lidhur me parashkrimin e veprave penale. Gjykata theksoi se aktualisht po merret me provat e prokurorisë dhe se do të vendosë më pas mbi kërkesat e mbrojtjes.

Pas një përplasje të ashpër në sallë, gjykata ndërpreu seancën për 10 minuta, duke lënë tensionin të pezulluar dhe publikun me pyetjen se sa do të zgjasë debati mes ligjit, deputetit dhe familjarëve të viktimave.

Pjesë nga debatet:

Mbrojtja e ish ministrit Fatmir Mediu: Në seancën e kaluar ne ju informuam se ka mbërritur një praktikë nga SHBA në ministrinë e drejtësisë dhe në kërkuam që ju si gjykatë të kërkoni tërheqjen e saj nga ministria. Ne duam të dimë nëse ju kanë mbërritur këto akte apo jo. Pasi ne Ministria e drejtësisë na ka bërë me dije që i kanë dërguar në Këshillin e Lartë Gjyqësorë. Janë dëshmi të gjeneralëve të lartë amerikan, të cilat ne kërkojmë të jenë pjese e fashikullit të gjykimit.

Gjykata: Në këtë moment ne jemi në fazën e marrjes së provave nga prokuroria dhe më pas kur të vij radha juaj do të disponojë gjykata me vendim. Tani ju lutem të vazhdojmë me provat qe ka sjell prokuroria cili është qëndrimi i mbrojtës.

Avokati i Mediut: Ne kemi në përmbledhur një qëndrim të përmbledhur mbi provat. Mbetet e paqartë për ne pse janë thirrur për të dëshmuar viktimat e veprës penale dhe pse ata kanë marrë këtë status. Po ashtu ende nuk kemi një vendimmarrje nga ana juaj pse nuk ka dal gjykata me një vendim për parashkrimin e veprave penale. Kërkojmë revokimin tuaj të ndërmjetëm për dhënien e statusit të viktimës së veprave penale.

Mediu: nëse bazohemi në një proces të rregull gjyqësor, kërkojmë të merret një vendim nga ana juaj në lidhje me kërkesat që ne kemi bërë. Unë jam përpjekur të jem korrekt me ligjin, nuk mund të mohoj një fakt të thjeshtë se këtu ka dy palë prokurorësh. Unë kam të gjithë respektin që familjarët të jenë pjesëmarrës në sallë,

Familjarët Duradj- Fatmir Mediut: Lër mandatin e deputeti dhe hajde përballu me ligjin. E ke me vendim nga Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut.

Mediu: E kam lënë mandatin njëherë dhe jam këtu për të bërë gjykim. Nuk mund të mos shpreheni ju si gjykatë në lidhje me kërkesat që ne kemi bërë.

Gjykata ndërpret seancën për 10 minuta.

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme