Kronika 21 October 2025, 14:29 Nga VNA

Përndiqej nga ish-i dashuri, 16-vjeçarja e traumatizuar dëmton veten dhe godet policen

Ndaje në Whatsapp
Përndiqej nga ish-i dashuri, 16-vjeçarja e traumatizuar dëmton

Një 16-vjeçare tentoi të lëndonte veten pasi përndiqej nga ish i dashuri që ishte i arrestuar per gjobëvënie. Nga ankthi e mitura ka lënduar veten me mjete prerës ndërsa në komisariat ka kafshuar oficeren e policisë duke e lënduar.

 Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet shtesë në Prokurori për shtetasin J.  Ll. (aktualisht në IEVP), si dhe referuan materialet në Prokurori për një 16-vjeçare, pasi dyshohet se shtetasi J. Ll. dhe një shtetas tjetër kanë përndjekur të miturën, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme