Kronika 7 November 2025, 22:49 Nga VNA

Përmet/ Zhduket prej 3 ditësh 66-vjeçari, kamera që e fiksoi për herë të fundit

Ndaje në Whatsapp
Përmet/ Zhduket prej 3 ditësh 66-vjeçari, kamera që e

Më 4 nëntor Agron Çomani doli nga banesa e tij për të bërë disa analiza, por nuk u kthye më. Familja e tij ka denoncuar në polici humbjen e kontakteve me 66-vjeçarin dhe përgjatë 3 ditëve jo vetëm të afërm, por edhe forcat e rendit kanë bërë kërkime deri në kufi me Greqinë por pa rezultat.

Për herë të fundit ai është shfaqur në një kamera në fshatin Leshicë të Përmetit dhe nga ai moment nuk ka më asnjë të dhënë rreth fatit të tij. 

Policia ka marrë dëshmitë e personave që e kanë parë për herë tw fundit, por nuk i kanë ndihmuar për të hedhur dritë mbi fatin e 66-vjeçarit. Ka dyshime që mund të ketë rënë në lumin Vjosë ku edhe janë kryer kërkime.

Më herët në 2021 dhe 2022 janë zhdukur në të njëjtën zonë dhe dy persona të tjerë të moshuar mbi 70 vjeç.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme