Kronika 14 August 2025, 19:25 Nga VNA

Përleshen me thika dy adoleshentë në Maliq, ndërron jetë njëri prej tyre

Ndaje në Whatsapp
Përleshen me thika dy adoleshentë në Maliq, ndërron

Një ngjarje tronditëse është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Pirg të bashkisë Maliq, ku një konflikt mes dy të miturve ka përfunduar me humbje jete.

Rreth orës 17:30, në ambientet e një lokali, dy 14-vjeçarë janë përfshirë në një përplasje fizike, e cila dyshohet se ka përfshirë edhe përdorimin e një thike. Si pasojë e plagëve të marra, Erald Xhejo, 14 vjeç, është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku ka ndërruar jetë pak më vonë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Enedio Zguri, po ashtu 14 vjeç, është dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet aktualisht nën mbikëqyrjen e Policisë.

Ngjarja ka tronditur thellë komunitetin lokal, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme